Duka në Torino, gati bashkëpunimi me Juventusin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2017 | 22:12

Duka në Torino, gati bashkëpunimi me Juventusin

Federata Shqiptare e Futbollit është duke projektuar një bashkëpunim me klubin e Juventusit dhe qendrën mjekësore JMedikal.

presidenti_ne_juventus1

Presidenti Armando Duka ka qënë sot në selinë e kampionëve të Italisë ku është pritur nga dy administratorët e deleguar të klubit, Xhuzepe Marota dhe Aldo Macia. Në këtë takim ka qënë prezent edhe administratori i JMedikal, Elio Testa.

Takimi është fokusuar në asistencën mjekësore që JMedikal mund t’i ofrojë ekipeve kombëtare si edhe për një shtrirje në të gjithë futbollin shqiptar.

presidenti_tek_juventus

Zyra për shtyp pranë Federatës bën me dije se presidenti Duka shprehu angazhimin për të nisur sa më shpejt një bashkëpunim konkret duke i ftuar administratorët e JMedikal për një vizitë në Tiranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"