Duka: Në Izrael pashë ndryshim te Shqipëria, por Panuçi ka ende…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2018 | 17:55

Duka: Në Izrael pashë ndryshim te Shqipëria, por Panuçi ka ende…

Presidenti i FSHF, Armand Duka, i ftuar në emisionin Rudina në TV Klan, rrëfen karrierën e tij në krye të institucionit më të lartë të futbollit në vend.

duka

Rikandidimi sërish? Tani që po vija në emision isha me zyrtarët e tjerë të FSHF, dhe pamë selinë e re që po ndërtohet. Kur sheh gjithë atë shtëpi të bukur që po ndërtohet, të vjen keq që të ikësh(qesh).

SI BIZNESMEN –  Pak më njohin për biznesmen, shumica më sheh për futboll, është diçka e rëndësishme. Futbolli është sporti më i rëndësishëm në Shqipëri. Kam luajtur në nivele amatore, por asnjëherë nuk kam pasur qëllim të luaj si profesionist. Në fillim kam bërë ekonomikun. Në 1991, unë u largova nga puna e shtetit, dhe fillova bizneset e mia, me gjëra shumë të vogla, sepse nuk kishim financa. Me 100, 200 dollarë, duke blerë e shit gjëra brenda vendit. Më pas, fillova të importoj nga Greqia, Turqia. Në pak kohë, vëllai im ishte mësues në një fshat afër Shijakut, dhe ai vendosi të linte punën e mësuesit, dhe të futej në biznes. Patëm biznese tregtare, deri në 1993. Më pas filluam aktivitetin blegtoral, dhe shumë biznese të tjera.

KOMBËTARJA – Po ndodh një ndryshim brezash. Ata që e kanë përjetuar një emocion, e kanë të vështirë të motivohen sërish. Në futboll, dhe kudo mbahen mend rezultatet. Është e vështirë të flasësh për performancë pa rezultate. Në Izrael, pashë që ka një ndryshim. Panuçi? Është e vështirë të më kërkosh mua një mendim për Panuçin. Do flas si drejtues, sepse nuk mund ta analizoj. Ka goxha gjëra për të korrigjuar, edhe pse ka dëshirë për të punuar, ka pasur një karrierë të madhe si futbollist.

Synimi? Në pikëpamjen e investimeve, stadiumi Kombëtar dhe shtëpia e futbollit, kanë qenë nga objektivat e mia prej shumë kohësh, por do doja të jetoja edhe një herë pjesëmarrjen e Shqipërisë në një kompeticion të madh botëror.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"