Duka në burgun e Hagës: Kjo histori është sprova e fundit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2022 | 20:00

Duka në burgun e Hagës: Kjo histori është sprova e fundit…

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte pasditen e sotme për një vizitë speciale në burgun e Hagës, bashke me presidentin e FFK-së, Agim Ademi, e antarin e komiteti ekzekutiv të FFK-së, Mirsad Çollaku, u takuan e bashkëbiseduan me dy miq, dy figura me gjurmë të padiskutueshme në historinë e Kosovës dhe Shqiptarisë, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Duka

“Kjo historia e burgut, është sprova e fundit për ta. Dhe në çdo rast do të dalin të fituar për ti dhënë fund njëherë e mirë të gjitha pretendimeve për të përbaltur UÇK-në dhe luftën për pavarësi të popullit të Kosovës. Me erdhi shume mirë që ishin mirë me shëndet dhe për më tepër për minuta të tëra folëm dhe për futbollin. Sa mirë e sa para kanë ecur Shqipëria eKosova në këtë drejtim. Hashimi gjithmonë ka qenë një ndjekës i rregullt edhe në stadium.

Dhe kjo e Hashimit dhe Kadriut është e ngjashme me lojrat që bëjmë në fushë. Kemi hedhur në fushë lojtarët më të mirë të kombëtareve tona. Ndaj do dalim të fituar.

Hashim & Kadri, gjithë komuniteti i futbollit Shqipëri-Kosovë por edhe në gjithë trevat shqipfolëse është me ju”, shkroi Duka, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"