Duka, mesazh solidarizimi klubeve: Do ta fitojmë bashkë këtë betejë, na kontaktoni…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2020 | 21:36

Duka, mesazh solidarizimi klubeve: Do ta fitojmë bashkë këtë betejë, na kontaktoni…

Presidenti i FSHF-së Armand Duka u ka dërguar mesazh sensibilizues të gjithë futbolistëve shqiptarë që të tregojnë kujdes në mbrojtjen e shëndetit për shkak të pandemisë globale të koronavirusit.

Duka

Nëpërmjet faqes zyrtare të FSHF-së, Duka premton se “të gjithë do ta fitojnë luftën kundër këtij virusi të rrezikshëm dhe lojtarët do t’u kthehen fushave të blerta”.

Mesazhi i presidentit të FSHF-së Armand Duka për futbollistët dhe klubet shqiptare:

Në këto kohë të jashtëzakonshme që po kalon vendi ynë dhe gjithë Europa, solidarizimi dhe mbështetja e ndërsjelltë është rruga më e mirë për të mundur një armik të padukshëm, COVID-19.

Gjatë ditës së sotme, Presidenti Armand Duka ka dërguar një mesazh për klubet dhe futbollistët duke garantuar mbështetje të plotë për ta. “Në emër të Federatës së Futbollit dhe në emrin tim personal uroj të jeni sa më mirë. Në këto ditë të vështira ju ftojmë të bëni kujdes dhe të ruani shëndetin tuaj dhe të të tjerëve. Këtë betejë do ta fitojmë bashkë e do të rikthehemi në fushën e blertë me lojën tonë të mrekullueshme. Na kontaktoni për çdo problem” shkruan Presidenti Duka në mesazhin e tij.

Gjithashtu, Presidenti Duka u ka shkruar dhe ka komunikuar përmes video-konferencave më stafin e Federatës së Futbollit në të gjithë vendin dhe ka kërkuar kujdes maksimal në ruajten e shëndetit. Federata e Futbollit qysh prej datës 13 mars ka urdhëruar që stafi të punojë nga shtëpia, ndërsa më herët ndaloi të gjithë aktivitetin futbollistik në vend.

Gjatë këtyre ditëve, vajzat dhe djemtë e kombëtares sonë, kanë ndërmarrë një fushatë solidarizimi dhe ndërgjegjësimi duke u kanë kërkuar qytetarëve tanë të qëndrojnë në shtëpi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"