Duka lajmëron se Mavraj kishte humbur babain, futbollisti e përgënjeshtron

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2015 | 20:58

Duka lajmëron se Mavraj kishte humbur babain, futbollisti e përgënjeshtron

babiNë përfundim të ndeshjes, presidenti i FSHF-së, Armando Duka, i keqinformuar, deklaroi se babai i Mërgim Mavrajt kishte ndërruar jetë dhe i dërgoi ngushëllimet e tij familjes.

Madje, u shpreh se, përveç festës së madhe, me ekipin ata do ndanin edhe këtë hidhërim. Gjithsesi, gjithçka rezultoi një lajm i rremë. Vetë futbollisti e mohoi këtë gjë: “Nuk e di se kush e ka nxjerrë këtë lajm të rremë, por falë Zotit familja ime është mirë dhe gëzon shëndet të plotë. Ishte një lajm fals.

Falënderoj edhe njerëzit që më kanë dërguar mesazhe për të më ngush- ëlluar, pasi nuk ishte faji i tyre, por nuk e di se kush e ka nxjerrë këtë lajm të rremë. Babai im është mirë”, deklaroi Mavraj. Lajmi qarkulloi edhe në rrjete sociale disa minuta pas fundit të takimit, duke u dukur më i besueshëm kur në “grack- ën” e keqinformimit ra edhe vetë presidenti i FSHF-së. Gjithsesi, e rëndësishme është që i ati i futbollistit të Kombëtares gëzon shëndet, ndonëse prej disa javësh është duke u kuruar në spital.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"