Duka: Ky grup garanton suksese, futbolli i femrave prioriteti jonë absolut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2018 | 18:58

Duka: Ky grup garanton suksese, futbolli i femrave prioriteti jonë absolut

Presidenti Armando Duka ka uruar kombëtaren e femrave për suksesin e arritur ditën e sotme ndaj Bjellorusisë. Katër pikë në 2 ndeshje janë një rezultat mjaft i kënaqshëm për kombëtaren tonë. “ Jam i lumtur për këtë sukses.
duka
Pas ndeshjes në Poloni besoja se edhe këtu mund të arrinim diçka pozitive dhe ju ia dolët. Kam një falenderim të veçantë për vajzat e skuadrës, stafin teknik dhe trajnerin Grima. Dua t’iu them se futbolli i femrave mbetet një nga prioritetet tona absolute dhe FSHF do të vazhdojë ta mbështesë maksimalisht atë”-përfundoj Duka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"