Duka konfirmon De Biazin edhe për dy vite të tjera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2016 | 10:57

Duka konfirmon De Biazin edhe për dy vite të tjera

De Biazi do të qëndrojë në pankinën kuqezi dhe për dy vite të tjera. Lajmi është bërë i ditur nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka. dukaKreu i FSHF-së në një intervistë për emisionin sportiv “Domenica Sportiva” në kanalin italian Rai 2, tha se trajneri italian i Shqipërisë do ta drejtojë atë edhe për dy vite të tjera.

Duka shtoi se nuk ka dëshirë të heqë dorë nga strategu italian i cili çoi për herë të parë në një kompeticion të madh Europian, Kombëtaren tonë.

“De Biasi ka edhe dy vite kontratë me Shqipërinë, ndaj do të vazhdojë me ne. Me të dhe Tramezzanin e kemi stafin italian më të mirë, së bashku me grupin shqiptar. Janë fjalët e mediave dhe gazetarëve. Ju siguroj se De Biasi, është duke menduar vetëm për Evropianin me Shqipërinë dhe jo me Italinë, të paktën deri tani”.

Raporti me kreun e Federatës Italiane

“Raporti im me presidentin e Federatës Italiane të Futbollit, Tavecchio është i shkëlqyer?! E vërtetë, por ata janë profesionistë dhe s’mund t’i bëjnë oferta një trajneri që po bëhet gati të luajë Evropianin. Pas Kampionatit, diskutimet do të shtrohen ndryshe”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"