Duka: Komplimenta Skënderbeut, po na përfaqëson denjësisht. Nuk kisha frikë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2017 | 15:35

Duka: Komplimenta Skënderbeut, po na përfaqëson denjësisht. Nuk kisha frikë!

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, tregoi pas ndeshjes së Skënderbeut ndaj Partizan Beogradit se nuk kishte frikë për ndonjë ngjarje të shëmtuara që mund të dëmtonin imazhin. Ai tha se Shqipëria ka dhënë prova që di të organizojë ndeshje me rrezik të lartë.

duka

Organizimi i ndeshjes dhe rezultati

“Shqipëria ka dhënë prova se di të organizojë edhe ndeshje të një risku të lartë. Ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit e vërtetoi më së miri këtë. Nuk kisha ndonjë merak se mund të ndodhte ndonjë gjë, por kisha shumë dëshirë që Skënderbeu të fitonte. Ishte një ndeshje shumë e bukur dhe ne të gjithë duhet ta komplimentojmë Skënderbeun që po na përfaqëson denjësisht në Europa League.”

Gjithë Shqipëria me Skënderbeun

“Të gjithë shqiptarët janë tifozë të futbollit dhe përderisa Skënderbeu po na përfaqëson në ndeshjet europiane, pa dyshim që do ta mbështesin. Nuk ka dyshim që gjëja më e mirë që ka Shqipëria është futbolli.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"