Duka: Kemi shumë për të përmirësuar, më i miri ishte…

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 9, 2018 | 13:59

Duka: Kemi shumë për të përmirësuar, më i miri ishte…

Presidenti i FSHF-së ka përzgjedhur lojtarin e ndeshjes si dhe ka komentuar çfarë ka shkuar dhe nuk shkuar si duhet në start. Për “Ora News” deklaron edhe objektivin për në Skoci:

armand-duka-per-miqesoren-me-Kosoven

A ishte kjo një fitore e vuajtur? Fitorja është fitore dhe është shumë e bukur kur arrihet. Ky është një kompeticion zyrtar i vështirë dhe kundërshtari nuk ishte i lehtë, momenti psikologjik nuk ishte shumë i mirë dhe besoj se i ka shërbyer ekipit për t’u zhbllokuar dhe për të bërë më mirë në të ardhmen, përveçse është shumë mirë që nisi me 3 pikë.

Ishin aktivizuar disa të rinj që u ndërthurën me eksperiencën…

Sidomos mbrojtësi i majtë, Binaku, e kaloi provën për të qenë një lojtar i ekipit kombëtar dhe që do ta ndihmojë shumë përfaqësuesen në të ardhmen. Për të mos thënë që Strakosha është një pikë shumë e fortë. Dihet që është portier shumë i mirë, por sot (të premten) e tregoi akoma më shumë.

Përpara është Skocia…

Një ndeshje tjetër shumë e vështirë, në transfertë dhe ndaj një kundërshtari që luan shumë mirë në shtëpi. Ne do të shkojmë me synimin për të mos humbur.

Sa garanci jep ky grup lojtarësh për t’u arritur kualifikimi?

Ekipi ka akoma shumë nevojë. Edhe sot patëm shumë probleme dhe kemi gjëra për të përmirësuar në shumë aspekte.

Cili ishte “Njeriu i ndeshjes” sipas jush?

Strakosha






www.minuta90.com