Duka i hap derën Canës si trajner: Ja lojtarët që duhet të afrojë De Biazi

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Qershor 28, 2016 | 23:08

Duka i hap derën Canës si trajner: Ja lojtarët që duhet të afrojë De Biazi

Pak ditë pasi Shqipëria e mbylli aventurën e saj në “Euro 2016”, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka rrëfyer disa nga momentet më deçizive të kuqezinjve në tri ndeshjet e luajtura në Francë.

duka-opinionDuka e shpjegoi si një mërzitje të momentit tensionin që u shfaq me mesfusorin Taulant Xhaka në ndeshjen me Zvicrën. Pas zëvendësimit në këtë sifdë, Xhaka u kap nga kamerat që transmetonin ndeshjen duke përplasur shihen e ujit në stol, ndërsa në media qarkulluan zëra për tensione mes tij dhe De Biazit.

Kreu i FSHF-së foli edhe për karrierën e kapitenit Lorik Cana, duke thënë se ai ende nuk e ka përcaktuar qartë se cila do të jetë e ardhmja me kuqezinjtë.

“Loriku akoma nuk ka marrë një vendim se cila do të jetë karriera e tij. Patjetër që e ka ftesën nga ne, nëse ai do të vazhdojë rrugën e treningut, sportive, apo të menaxhimit. Në njërën nga këto rrugë që do të zgjedhë ne do të kërkojmë që ta kemi pranë.”,-tha Duka për emisionin “Opinion”.

Pjesë nga intervista e Armand Dukës në emisionin “Opinion”:

U realizuan pritshmëritë?

Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit, me një fitore dhe mendoj se mritonim diçka më shumë.

Tifozëria befasuese dhe e emancipuar. Ishte ashtu edhe për ju?

Tifozëria shqiptare ashtu si edhe ekipi ishte debutuese në këtë Europian dhe unë mendoj se ata e fituan turneun e tyre. Kishim një numër të madh dhe një sjellje të mirë.

E prisnit këtë reagim?

Prisja 10-15 mijë tifozë për ndeshje. Te Rumania kishte rreth 30 mijë tifozë.

Si shpjegohen këto dy tifozëri krahasuar me kampionatin shqiptar?

Nuk është se këtu te ne ka një huliganizëm ekstrem. Ok, ka ndonjë incident. Shqiptarët në Francë ishin për ta shijuar këtë europian.

Cili ka qenë momenti më i vështirë?

15 minutat e para kur ekipi ra nën presion në ndeshjen e parë. U lodhëm shumë dhe luajtëm ndaj një kundërshtari të fortë që mund ta bëjmë diferencën në çdo kohë. Ajo që bëmë gabim më pas me Francën ishte goli i dytë.

Dueli i Xhakave. Çfarë ndodhi me Taulant Xhakën?

Normale. Ai moment ka pas ngarkesë më shumë. Të gjithë u munduam t’ja lehtësonin ngarkesën… por ngarkesa psikologjike kishte muaj më parë. Ajo është një protestë kundër rezultatit dhe një mërzitje.

Cila do të jetë e ardhmja e Canës?

Loriku akoma nuk ka marrë një vendim se cila do të jetë karriera e tij. Patjetër që e ka ftesën nga ne, nëse ai do të vazhdojë rrugën e treningut, sportive, apo të menaxhimit. Në njërën nga këto rrugë që do të zgjedhë ne do të kërkojmë që ta kemi pranë.

Raporti me De Biazin?

Ai është njeri profesionist dhe krijon raporte korrekte.

***

Cilët janë emrat që mund të përfshihen në Kombëtare?

Emrat që duhet të afrohen janë Rashica, Manaj. Bare që luan për Atletiko e Madridit. Kemi edhe të tjerë. Janë tre vëllezër Ajeti, ne i kemi bë me pasaportë shqiptare dhe i kemi ftuar këtu. I vogli nuk ka ardhur akoma, me sa duket nuk ka vendosur.





www.minuta90.com