Duka: Hera e parë që renditemi të tretët, Panuçi e kaloi klasën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2017 | 12:50

Duka: Hera e parë që renditemi të tretët, Panuçi e kaloi klasën

Në një bashkëbisedim me gazetarët, pas mbylljes së eliminatoreve për Botërorin “Rusi 2018”, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, bëri një bilanc të ekipit kombëtar, pas renditjes të tretët në grup.

Duka

 

Vendi i tretë -“Ndeshjet e fundit mund të mbylleshin më mirë me rezultate, por ishte një paraqitje e mirë. Vlerësimin e japin më mirë ata që na shohin, tifozët dhe specialistët, por e konsideroj një edicion pozitiv, por që ka problemet e veta. Kemi zënë vendin më të mirë në histori, vendin e tretë. Kemi pasur dy kundërshtarë shumë të forte në grup, Spanja dhe Italia. Shumë e vështirë t’i kalosh ata. Një renditje pozitive.”

Euforia – “Për ne ka shkuar keq vetëm euforia pas Europianit të Francës. Ndoshta impenjimi nuk ka qenë maksimal. Kjo ka ndodhur deri në ndeshjen me Izraelin”, – u shpreh presidenti.

armand_duka

Pengu – “Ndeshja me Izraelin këtu dhe ndeshja e fundit me Italinë mund të shkonin ndryshe. Kemi ndryshuar stafin, por jo për rezultate të dobëta. Tashmë kemi një staf të ri për eliminatoret e Europianit 2020. Nuk harroj të falënderoj as De Biazin.”

Liga e Kombeve – “E kam parë ndarjen e grupeve të Ligës së Kombeve, dhe mendoj se objektivi ynë është grupi B, dhe jo me skuadrat e grupit C. Kemi  mundësi reale të marrim pjesë vazhdimisht në Europian, në ndonjë rast edhe në botëror. Ndeshjet e fundit kanë treguar se Shqipëria është ekip i fortë dhe kompetitiv.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"