Duka flet në emër të UEFA-s: Do ketë fond solidariteti për klubet, kampionatet duhet të përfundojnë më…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2020 | 9:13

Duka flet në emër të UEFA-s: Do ketë fond solidariteti për klubet, kampionatet duhet të përfundojnë më…

“Të gjitha ligat në Europë duhet të mbyllen në fund të korrikut ose maksimumi në fillim të gushtit. Do të ketë një fond solidariteti për klubet pas kësaj që ndodhi me koronavirusin”. Kështu është shprehur dje për mediat italiane presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

armand-duka-uefa-fshf-covid

Në cilësinë anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ai foli për mikrofonin e Radio “Punto Nuovo” në Itali pas mbledhjes më të fundit që UEFA bëri me 55 anëtarët e saj. “Të enjten patëm një bisedë me të gjitha Federatat dhe sekretarët e përgjithshëm të tyre. Nga Komiteti Ekzekutiv u vendos të anulohen miqësoret e ekipeve kombëtare të programuara në qershor, duke u shtyrë për në shtator dhe tetor.

Duka

Për më tepër, u vendos që kampionatet në të gjithë Europën të mbaronin në fund të korrikut ose maksimumi në fillim të gushtit. Nëse do të ishte e pamundur deri atëherë, të gjitha federatat janë të lira të vendosin se çfarë do të bëjnë me kampionatin e tyre. Një gjë është e sigurtë, që deri në fillim të gushtit të gjithë do të shkojnë në të njëjtin drejtim, me qëllimin për të përfunduar kampionatin dhe të përcaktohen verdiktet”, deklaroi fillimisht kreu i FSHF-së, njëkohësisht anëtari KE-së së qeverisë së futbollit evropian.

Në emër të UEFA-s ai dha lajmin e mirë se do të ndihmohen të gjitha federatat pas emergjencës nga koronavirusi. Në fakt, vetëm dy ditë më parë Duka paralajmëroi për “Panorama Sport” se do të gjejë mundësinë për të mos lënë në rrugë klubet në këtë situatë të vështirë, ku as qeveria shqiptare nuk ka parashikuar një fond për kompensimin e dëmeve pas përhapjes së virusit dhe ndërprerjes së çdo aktiviteti futbollistik që prej 12 marsit.

LËVIZJA E UEFA-s DHE… HYSAJ

“Kjo është një luftë që të gjithë po e humbasin, jo vetëm futbolli, por çdo sektor. Ne sigurisht jemi duke menduar për një fond solidariteti për të ndihmuar Federatat, por është e pamundur të mbulojmë gropën e krijuar nga Covid-19. Ne nuk mund të jetojmë së bashku me virusin, futbolli është një sport kolektiv dhe me tifozë, kështu që në këto kushte është e pamundur të gjesh një mënyrë për të luajtur”, theksoi Duka. I pyetur nëse do të ketë politika të ndryshme nga UEFA pas kësaj pandemie, ai u shpreh:

armand duka

“Unë nuk mendoj se do të ketë një politikë tjetër. Futbolli gjithashtu vendos tregun, sigurisht që duhet të respektohet loja e ndershme. Unë nuk mendoj se virusi mund t’i ndryshojë gjërat”.

Në fund, presidenti i FSHF-së u pyet nga gazetarët italianë edhe për Elseid Hysajn, mbrojtësin e Kombëtares që është pjesë e Napolit. “Ai është po aq i mërzitur sa të gjithë, sepse dëshiron të luajë. Hysaj është një luftëtar që kërkon të bëjë mirë në fushë. Kam folur së fundmi dhe më tregoi që klubi po mendon të kthehet në stërvitje, por është e vështirë”, tregoi numri një i federatës.

calcio napoli

JORGIS MEMO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"