Duka dhe FSHF e paditën për shpifje, reagon Erjon Braçe: Po të ketë mendere le të vijë dhe ta…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2018 | 16:15

Duka dhe FSHF e paditën për shpifje, reagon Erjon Braçe: Po të ketë mendere le të vijë dhe ta…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe u padit në Gjykatë nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe presidenti Armand Duka për shpifje dhe fyerje.

erion-brace_1

Edhe pse Braçe u paraqit në gjykate, ai nuk arriti dot të kapte orarin e gjyqit. Ai mbërriti me 25 minuta me vonesë duke bërë që gjyqtari Arben Micko të shtyjë seance e parë atë të pajtimit.

Në një prononcim për “Top Channel”, nga Gjykata, Braçe ka kërkuar që në sallën e gjyqit të jetë i pranishëm presidenti Duka së bashku me sekretarin e përgjithshëm, Ilir Shulku:

Brace

“Po ka mendere të vijë vetë dhe ta provojë, por të vij vetë ama, ai dhe ky manari që mban nga mbrapa Ilir Shulku. Po t’i krahasosh statuset e mija me statuset e Armand Dukës dhe Federatës kundër meje është njësoj si të lexosh vulgun me mendimet e mija për një ndeshje sportive dhe për ngjarje që trokasin prangat për zyrtarët e Federatës.

Të vijë dhe të provojë nëse ka paguar gjatë këtyre viteve detyrimin prej 10 % të së drejtës televizive. Të vijë dhe ta provojë në gjyq, por pasi t’i ketë paguar se deri tani nuk ka paguar asgjë”, u shpreh Erion Braçe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"