“Duhet të ulemi me këmbë në tokë”, Mema: Ja çfarë mungoi në sfidën e sotme ndaj Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 21:19

“Duhet të ulemi me këmbë në tokë”, Mema: Ja çfarë mungoi në sfidën e sotme ndaj Kukësit

Tirana pësoi humbjen e parë këtë sezon, teksa u mposht nga Kukësi me rezultatin 2-1. Në prononcimin pas ndeshjes, trajneri i skuadrës bardheblu, Ardian Mema, evidentoi mungesën e qetësisë si shkaktarin kryesor të humbjes së sotme. Ai bëri thirrje që skuadra të ulet më këmbë në tokë dhe të bëjë kthesën në derbin ndaj Partizanit.

ardian mema

Sherri- Nuk e di kam qenë brenda. Dëgjova zhurma dhe dola menjëhërë. Nuk e di ccfarë ndodhi. Do ta marr vesh më vonë.

Humbja- Kukësi ka elementë goxha të mirë. Gjëja që na mungoi ishte qetësia. Duhet ta pranojmë që po luanim me një kundërshtar të fortë. U mundova t’iu flisja për qetësi në fund të ndeshjes. Futbollistët duhet të jenë të përqendruar dhe të shohin si do të zhvillohet pjesa tjetër, pas golit. Ekipi u mundua pjesën e dytë, por nuk ia arriti dot. Arbitri po na i ndërpriste lojë. Nuk ka as fair play asgjë.  Duhet të përgatitemi për çdo gjë.

Rastet e humbura- Qetësia duhet të rruhet çdo sekondë çdo moment. Kemi pasur 2 raste për shënim. Rastet në 1 ndeshje janë 2 ose 3, jo më shumë. Këtë përqendrim duhet ta kemi dhe të shënojmë golin, sepse goli do na lirojë.

Kundërsulmet e Kukësit- Ekipi ka motivin e duhur për të fituar ndeshjen. Kjo i bën gjërat më keq për ne. Nuk jemi në ekuilibër kur shënojmë. Mendoj që këtë gjë duhet ta shikojmë më mirë. Neve nuk bëjmë sulme aventureske. Duhet të jemi në ekuilibër. Gjithmonë duhet të mendojmë pjesën mbrapa që ndodh.

Kthesa- Pritshmëritë te Tirana janë të mëdhaja. Është zmadhuar shumë opinioni. Tirana kampion, e gjëra të tilla. Duhet ti shohim gjërat hap pas hapi. E kam diskutuar gjithmonë euforinë. Do na bëjë mirë entuziazmi jo euforia. Duhet të ulemi me këmbë në tokë. Ishalla bëjmë kthesën në ndeshjen e ardhme ndaj Partizanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"