Duhet të sigurojnë mbijetesën, Dinamo nis “misionin” e rëndësishëm nesër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2020 | 23:01

Duhet të sigurojnë mbijetesën, Dinamo nis “misionin” e rëndësishëm nesër

Skuadra e Dinamos do të nisë nesër përgatitjet për vazhdimin e sezonit futbollistik në Kategorinë Parë.
dinamoo-770x355
“Blutë” konfirmuan nëpërmjet një njoftimi për shtyp se skuadra do të kryejë seancën e parë stërvitore në orën 10:00 nën drejtimin e teknikut Fabricio Kamarata në kompleksin e Pezë-Helmesit.

FSHF-ja vendosi që kampionati në Kategorinë e Parë të rinisë në datën 7 qershor. Skuadra kryeqytetase do të bëjë të pamundurën për t’i shpëtuar rënies në Kategorinë e Dytë.

Njoftimi i Dinamos

Dinamovitët nën drejtimin e trajnerit Fabrizio Cammarata, rinisin përgatitjet për vazhdimin e kampionatit të ndërprerë nga situata e krijuar prej Covid-19.
Pas më shumë se dy muajsh, 18 herë kampionët e vendit do të zbresin në fushën e Pezës nesër në orën 10:00

dinamo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"