“Duhet të rikuperojmë gabimet”, Mezani pas fitores: Synojmë Europa Ligën, nuk duhet të humbim më asnjë ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2023 | 15:13

“Duhet të rikuperojmë gabimet”, Mezani pas fitores: Synojmë Europa Ligën, nuk duhet të humbim më asnjë ndeshje

Laçi arriti një fitore me përmbysje përballë Teutës brenda në shtëpi, në sfidën e vlefshme të javës së 19-të të Superiores. Pas sfidës ka folur edhe trajneri i kurbinasve Gentian Mezani.

nfmbdmd“Skuadra reagoi, shënoi dy gola të shpejtë, duhet të përmirësohemi se po pësojmë gola standard. Duhet ti gëzohemi kësaj fitore dhe të rikuperojmë gabimet. Goli iu erdhi shpejt Teutës, dhe u c’oreintuam, por duhet të përmirësohemi nga java në javë. Ka shënuar Babatunga, Ujka, është shumë mirë kur shënojnë disa lojtarë, Shkurtaj na ndihmon shumë. Unë mendoj që në vijim do ti shohim me vëmendje gabimet që kemi bërë në këtë ndeshje, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Europa Ligë është synimi ynë, por duhet ti marrim ndeshjet me radhë, nuk duhet të kalojmë në eufori. Do ta vlerësojmë ndeshjen me Partizanin, por ne do rikuperojmë gabimet disi dhe kemi akoma punë përpara, nuk na falet më asnjë ndeshje, kemi lënë shumë pikë që nga fillimi i sfidës, kemi shënuar dhe kemi pësuar shumë”, u shpreh Mezani për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"