Duhet të qëndronte në karantinë, mesfushori i Shqipërisë e fut veten në telashe. Policia e ndalon dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2020 | 13:42

Duhet të qëndronte në karantinë, mesfushori i Shqipërisë e fut veten në telashe. Policia e ndalon dhe…

Emanuele Ndoj e ka futur veten në telashe së fundmi, ndërkohë që duhet të qëndronte në karantinë, pasi pak kohë më parë kishte qenë nën shoqërinë e mesfushorit Sandro Tonali dhe një personi tjetër, me këtë të fundit që më vonë rezultoi pozitiv me Koronavirus dhe të 3 ishin të detyruar të qëndronin në karantinë. 

EMANUELE-NDOJ-TALENTS-HUNTER

Sipas asaj që shkruan “Il Giornale di Brescia”, mesfushori shqiptar është ndalur nga policia të enjten e kaluar jashtë një lokali, ku kishte thyer karantinën.

Kjo nuk është falur, teksa mesfushori është gjobitur menjëherë për shkeljen dhe thyerjen e karantinës. Megjithatë në lidhje me këtë, nuk ka pasur ende një reagim nga Bresha, duke shpjeguar se nuk janë në dijeni të lajmeve që janë përhapur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"