“Duhet të përmirësohemi në shumë aspekte”, Josa: Objektivi i Vllaznisë është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2022 | 21:57


“Duhet të përmirësohemi në shumë aspekte”, Josa: Objektivi i Vllaznisë është…

Vllaznia fitoi në miqësoren e fundit përpara fillimit të kampionatit përballë Skënderbeut me shifrat 3-2, e luajtur në Korçë. Në një prononcim për gazetarët, trajneri i shkodranëve, Mirel Josa, foli për skuadrën e tij e sa gati është për startin e sezonit të ri.

josa

Gati për sezonin e ri? – Besoj se po. Besoj se po. Kushtet e zhvillimit të lojës ishin të shkëlqyeshme. Falënderoj klubin e Skënderbeut, qoftë për ndeshjen që u luajt në këto temperatura, qoftë për fushën që ishte shumë e mirë. S’mund të themi që jemi gati sepse, këtë unë do e them kur të përfundojë ndeshja e parë. Mendoj se duhet të përmirësohemi në shumë aspekte.

Çfarë pret Vllaznia nga merkato? – Unë nuk pres ndonjë gjë të madhe. Pres vetëm rikuperimin e Aralicës. Thashë dhe një herë tjetër, Vllaznia duhet t’i bëj hapat shumë të matur. Duhet të shfrytëzojmë të gjithë forcat që kemi në skuadër. Pres vetëm të vijë Mala në gjendje të mirë, të vijë Latifi në gjendje të mirë dhe të vazhdojmë punën.

Objektivi i Vllaznisë? – Objektivi i Vllaznisë është të fitojë ndeshjet dhe ta nisi kampionatin mbarë. Pastaj të shikojmë në ndeshjet në vazhdim.

Është Mala gati? – Ju thashë dhe një herë tjetër, nuk është gati akoma sot Mala. Lojtar me vlerat e Malës duhen të merren dhe të luajnë në formacion.

E keni të vështirë të përcaktoni 11-shen? – Jo nuk e kam fare të vështirë. Në bazë të gjendjes të lojtarëve do të përcaktohet edhe 11-shja.

PANORAMASPORT.AL