“Duhet të kishim shënuar të paktën 10 gola kundër Këlnit”, Manuel Nojer i pamëshirshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 15:30

Bota Bundesliga FB Lajmi i fundit

“Duhet të kishim shënuar të paktën 10 gola kundër Këlnit”, Manuel Nojer i pamëshirshëm

Shumë i nervozuar në momentin e pësimit të golit nga Këlni, duke qenë se mbrojtja dhe skuadra u përgjum pas avantazhit me 4 gola, siç tregon edhe deklarata e tij e pas ndeshjes. Manuel Nojer, portieri dhe kapiteni i Bajernit të Mynihut u bën apel shokëve të tij se vetëkënaqësia e parë dje është sinjal i keq: 

Nojer

“Duhej të kishim shënuar të paktën 10 gola kundër Këlnit. Mënyra se si e nisëm ndeshjen duhej të kishte vazhduar gjatë gjithë 90-minutëshit, ndonëse nuk e prisnim që Këlni të na dorëzohej aq lehtë. Por ajo që nuk më pëlqeu është se pa tre golave të shpejtë, patëm raste edhe më flagrante për gol, por për një arsye apo për një tjetër, na mungoi dëshira për të qenë të ligj si në minutat e para.

Është e vërtetë se bëmë një ndeshje të mirë, por kurrsesi nuk mund të lëshosh në atë mënyrë, që bëmë sidomos në pjesën e dytë. Rezultati 4-1 na rri ngushtë, pasi ndeshje të tilla duhen shfrytëzuar për të përmirësuar manovrën, edhe në pritje të Ligës së Kampioneve”.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com