“Duhet të kishim shënuar më shumë gola”, Cungu: Lojtarët e stolit nuk japin atë që kërkojmë, duhet të kemi kujdes …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2020 | 16:11

“Duhet të kishim shënuar më shumë gola”, Cungu: Lojtarët e stolit nuk japin atë që kërkojmë, duhet të kemi kujdes …

Laçi triumfoi në transfertë ndaj Flamurtarit me rezultatin 1-3, duke u rikthyer te fitorja pas 2 disfatash radhazi. Trajneri i skuadrës kurbinase, Armando Cungu, u shpreh tepër i lumtur për triumfin e arritur, teksa në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, u shpreh:

bandicam 2020-02-22 16-04-02-187

Analiza e ndeshjes…

E rëndësishme është që u arrit objektivi i kësaj ndeshje. Nuk pretendonim për një ndeshje brilante, për shkak edhe të terrenit. Ekipi kishte një farë tensioni pas 2 humbjesh radhazi. Edhe pse ishim në avantazh, kishim momente që nuk ishim të logjikshim. Rezultati i lojës nuk u vu asnjëherë në diskutim.

Duhet të ishim më komod dhe të shënonim gola të tjerë. Janë përmbysur rezultatet edhe më të tjera. Duhet të tentosh të vazhdosh të shënosh për mos vënë në rrezik fitoren.

Prej tensionit gabuam shumë edhe mbrapa në përgjithësi si ekip. Duhet të korrigjohemi. Kemi falur dhe kemi gabuar shumë. Duhet të jemi më të përqëndruar kur kundërshtari ka topin.

Goli i Nuabuezes e ka kthyer qetësinë në ekip?

Jemi mësuar të shohim 2 gola për çdo javë, por futbolli nuk është i tillë. Ka momente kur je në ditët e mira, por ka momente jo në ndeshje të caktuara. Mbyllet në një farë mënyrë porta. E rëndësishme është të ruhet qetësia dhe t’i shërbejë ekipit. Edhe sot i ka shërbyer ekipit.

Është lojtari që ka konsumuar më shumë energji dhe ka minuta më shumë se çdo tjetër. Nuk ka alternativa të tjera. Oshilacionet në lojën e tij, janë mëse të pranueshme.

Sa në gjendje janë për të filluar nga fillimi lojtarët e stolit?

Nuk po japin atë që po kërkojmë, për të ndihmuar ekipin. Kanë potenciale. Jam i kënaqur me Grecën. Është futur në rritmini e ekipit. Rapon e kam sakrifikuar në pozicione jo natyrale. Edhe sot pati s’postime lojtarësh. Deliu bëri mbrojtësin e djathtë, pas kartonit të kuq, Rapo luajti mbrojtës i majtë.

Djemtë janë të gatshëm për të kontribuar për ekipin kur është e nevojshme, pavarësisht se nuk ndihen mirë. Kemi luajtur shumë bukur dhe kemi marrë rezultate, por ka ndodhur edhe e kundërta. Kampionati vjen drejt fundit dhe duhet të tregohemi shumë pragmatist. Më shumë vlen rezultati dhe jo loja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"