“Batha më mori te Flamurtari”, Sukaj: Luajtën ata që nuk e meritonin para meje, ju tregoj dy pengjet e karrierës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2020 | 18:00

“Batha më mori te Flamurtari”, Sukaj: Luajtën ata që nuk e meritonin para meje, ju tregoj dy pengjet e karrierës

Xhevahir Sukaj ka dhënë shumë në Kategorinë Superiore me Vllazninë dhe Partizanin, teksa tashmë është pjesë e Flamurtarit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, sulmuesi është shprehur se Flamurtari ka kaluar një periudhë shumë të vështirë.Sukaj

Sukaj është shprehur që një nga pengjet më të mëdha ka qenë që nuk ka luajtur në Kombëtare, duke thënë se kanë luajtur lojtarë të tjerë që nuk e kanë merituar.

“Starova na i bëri legjendë këtë çështjen e barkut. Jemi shëndoshur pak, pasi jemi ekipi i vetëm që kemi respektuar rregullat se nga i ka kërkuar klubi ti respektojmë me çdo kusht rregullat. Te Flamurtari situata nuk ka qenë asnjëherë mirë, për faktin se e nisëm keq. Ka pasur probleme me pagesat. Mungesa e kualitetit në ekip ka treguar se jemi për të ardhur keq. I kemi respektuar të gjitha ndeshjet, pavarësisht se kush ekip ishte përballë. Pikërisht për këtë duhet të vlerësohemi, pasi një ekip tjetër nuk do e respektonte kështu kampionatin si në këtë gjendje.

Kalimi te Flamurtari? Këtu më mori Batha, u bë ai shkak që unë kalova këtu. Pas rënies së Vllaznisë e përjetova shumë keq. Kur shkova te Flamurtari ishte për të mos thënë ekipi më i mirë në Shqipëri. Nëse nuk do kishte probleme me pagesat dhe largimet e lojtarëve, vitin e kaluar mund të ishim kampionë. Presidenti i klubit kërkon ligjin e sportit, pasi çdo gjë e ka nxjerrë nga xhepi i familjes së tij.

Nuk e kam menduar largimin nga futbolli dhe çfarë do të bëj pas tërheqjes. Në disa ekipe mendoj se kemi lënë shije të mira dhe e kemi derën të hapur. Unë kam treguar se nuk e braktis diçka që e nis, unë do jem i fundit që do e lë Flamurtarin. Ta mendoj se çfarëdo të ndodhë me të ardhmen, nuk mund ta them një përgjigje tani.

Partizani kur luaja unë, pa diskutim që ka qenë më i mirë se ky tani. Në 2015 dhe 2017 kanë qenë vitet më të mira, por Skënderbeu në ato vite ka qenë absolut dhe shumë lart. Partizani është një nga klubet më të paguara në Shqipëri dhe nuk e kuptoj pse janë në këtë gjendje.gjoka sukaj

Nëse më ka ngel një pishman në futboll është që nuk jam aktivizuar me Kombëtaren. Jam grumbulluar që 17 vjeç. Në kohën kur isha unë në Kombëtare kanë qenë disa lojtarë shumë shumë të mirë. Kur isha në Iran dhe isha në super formë dhe nuk u ftova nga De Biasi, e kam pishman shumë të madh. Ka pasur lojtarë të tjerë që nuk e kanë merituar dhe kanë luajtur. Kam pengun edhe të rrëzimit të Vllaznisë, por klubi u rrëzua nga rrethana të tjera.

Më e mira ishte të ndodhte kështu dhe të rikthehej kampionati, pasi gjithçka të vendoset në fushë. Disa ekipe kanë bërë stërvitje që nga koha kur gjithçka është pezulluar dhe do jenë në super formë. Partizani doli kampion vjet, pa kaluar një periudhë krize. Tirana nuk është ekip më i mirë se Kukësi dhe Partizani, por e kanë favorizuar rezultatet në ndeshjet e fundit dhe titullin e ka të siguruar.”, u shpreh Sukaj për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"