“Duhet të jemi më agresivë”, Nedim Bajrami: Të gjithë jemi të bindur që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2022 | 23:37

“Duhet të jemi më agresivë”, Nedim Bajrami: Të gjithë jemi të bindur që…

Nedim Bajrami e nisi si titullar duelin e mbrëmjes së sotme ndaj Islandës. Në prononcimin pas ndeshjes, mesfushori i cili është pjesë e Empolit në Serinë A, bëri një analizë të shkurtër duke deklaruar:

bajrami

“E patëm ndeshjen në dorë, duhet të përmirësojmë gabimet dhe ta mbyllim ndeshjen. Duhet të jemi më mirë para portës. Në minutat e fundit duhet të jemi më agresivë dhe ta heqim topin. Duhet të përmirësojmë gabimet. Të gjithë jemi të bindur që skuadra jonë ka kualitet, kemi lojtarë që luajnë në Serinë A dhe Premier Ligë, duhet të jemi të bindur në atë që besojmë.

Unë mund të luajnë në të dy pozicionet, por te Empoli luaj mbrapa sulmuesin dhe aty ndihem më mirë.

Asllani është çun i ri i mirë, mungon njëçik, tani ka bërë hapin e madh dhe i uroj suksese te Interi”, u shpreh Bajrami për “TV Klan”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"