“Duhet të jemi më agresivë kur sulmojmë portën”, Vrioni: Besoj shumë te ky grup…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2022 | 20:03

“Duhet të jemi më agresivë kur sulmojmë portën”, Vrioni: Besoj shumë te ky grup…

Xhakomo Vrioni u aktivizua titullar në barazimin 0-0 që Shqipëria regjistroi në miqësoren ndaj Estonisë në “Air Albania”. Sulmuesi i cili u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit në elitën e futbollit austriake, foli pas duelit të sotëm, ku në mikrofonin e “Supersport” u shpreh:

bandicam 2022-06-13 19-57-05-682

“Kërkuam të fitonim këtë ndeshje, patëm raste. Në pjesën e parë unë me kokë. Duhet të pushojmë të mbledhim forcat dhe të bëhemi gati për ndeshjet e shtatorit. Unë besoj shumë të ky grupi. Do të kërkojmë maksimumin e pikëve në ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Me Izraelin në minutat e fundit u bënë 3 sulmuesë. Ne në stërvitje punuam të gjithë së bashku për të kërkuar golin. Ne sulmuesët do të kërkojmë të shënojmë që Shqipëria dhe tifozët të fitojnë.

Mesfushorët na kërkojnë, duhet të jemi më agresivë kur sulmojnë portën. Duhet të japim maksimumin dhe të bëjmë gola, kjo është ajo që trajneri na kërkon”, u shpreh Vrioni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"