“Duhet të ishte Kukësi në vendin e parë”, flet Gjici: Jemi në këtë pozicion të renditjes për shkak të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 23:35

“Duhet të ishte Kukësi në vendin e parë”, flet Gjici: Jemi në këtë pozicion të renditjes për shkak të…

Kukësi mposhti Tiranën e vendit të parë ditën e sotme, duke rihapur kështu garën për titullin. Pas përfundimit të ndeshjes, presidenti i nderit i verilindorëve , Safet Gjici është shprehur se duhet të ishte Kukësi në vendin e Tiranës, por janë në vendin e dytë për shkak të gabimeve të tyre.bandicam 2020-07-06 20-21-33-469

“E rëndësishme është që kjo fitore vlen për shumë aspekte. Ekipi i Kukësi duhet të ishte në vendin që është Tirana sot. Për faj të gabimeve jemi këtu ku jemi. Kampionati vazhdon. Futbolli kështu e ka. Objektivi duhet të vazhdojë deri në fund.

Nuk duhet të dorëzohemi. Futbolli është i çuditshëm. Fitore morale, por edhe na duhen 3 pikët. Tirana ka punët e veta ne kemi punët tona. Nëse klubi vendos premio do e merrni vesh.”, u shpreh Gjici.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"