Duhet të ishte festë, por nuk ndodh kështu/ Flamurtari mbush 98 vjeç, ditëlindja i gjen në krizë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2021 | 10:07

Duhet të ishte festë, por nuk ndodh kështu/ Flamurtari mbush 98 vjeç, ditëlindja i gjen në krizë

Klubi sportiv Flamurtari mbush 98 vjeç. Duhet të ishte ditë feste, por nuk mund të ndodhte kështu. Kuqezinjtë këtë vit militojnë në Kategorinë e Parë, duke rrezikuar madje edhe rënien.

Flamurtari-Vllaznia

Dy vite në prag të 100-vjetorit, vlonjatët po kalojnë periudhën më të errët në histori. Klubi gjendet në një krizë të thellë financiare. Kanë borxhe të shumta, llogari bankare të bllokuara prej gati tri vitesh dhe me dhjetëra ultimatume nga FIFA për detyrime të prapambetura.

E gjithë kjo situatë ka bërë që edhe merkatoja të jetë e bllokuar. Kjo ditëlindje e gjeti Flamurtarin në pozita aspak të mira edhe në klasifikim. Sikur të mos mjaftonte fakti që luajnë në inferiore, renditen edhe në vendin e 7-të dhe me një bilanc që nuk të bën kurrsesi krenar. Me asnjë gjë në vijë dhe vetëm me premtime për privatizimin e mundshëm, rrezikohet shumë që emri i Flamurtarit të madh të fshihet e të mbetet thjesht një kujtim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"