“Duhet të fitonim me çdo kusht ndaj Laçit”, Delarzh flet pas golit të parë: Këtu është njëlloj si në Turqi, më pëlqen shumë Rrogozhina

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2022 | 18:08

“Duhet të fitonim me çdo kusht ndaj Laçit”, Delarzh flet pas golit të parë: Këtu është njëlloj si në Turqi, më pëlqen shumë Rrogozhina

Dzon Delarzh ka qenë protagonisti i suksesit të sotëm të Egnatias në fushën e Laçit, pasi shënoi golin e vetëm të sfidës. Sulmuesi kongolez ka treguar për “Oversport” emocionet e këtij goli të parë në kampionatin tonë, si dhe ndjesitë që ka në Shqipëri.

bandicam 2022-09-04 17-37-35-570

“Ndeshja nuk ishte e lehtë, luajtëm ndaj një ekipi të fortë si Laçi. Më e rëndësishme ishte të merrnim tre pikët pasi kemi humbur dy të parat dhe na duhej më shumë motivim për ndeshjen e radhës.

Në fund të ndeshjes emocioni i golit ishte i rëndësishëm, por më e rëndësishme është për tre pikët. Nuk e nisëm sezonin si deshëm, ishte e rëndësishme se nuk e nisem sezonin mirë dhe na duhej fitorja në këtë sfidë. Goli është i të gjithë skuadrës.

Nuk mund të krahasoj kampionatin shqiptar me të vendeve të tjera. Luajta 4 muaj këtu, nëse nuk do ty ishte i mirë do të isha larguar. Qëndrova sepse është një kampionat i mirë, si në Turqi. Nuk ka atmosferë në stadiume si në Turqi por e vlerësoj dhe çdo gjë po shkon mirë.

Jeta në Rrogozhinë? Kam një muaj këtu, që nga kampi stërvitor, se më parë jetoja në Golem. Nuk kam kohë të shijoj vendin se kemi stërvitje çdo ditë dhe pas saj duhet të pushoj. Por Rrogozhina si çdo vend në Shqipëri është OK, se jemi të sigurt, nuk kemi asnjë problem që të dalim në rrugë, njëlloj si në Tiranë. Më pëlqen shumë, shumë vendi ku jetoj në Rrogozhinë.

Sa i përket golave është gjithçka në dorë të Zotit. Egnatia ka ambicie që të shkojë në Europë, si çdo ekip në fillim të sezonit, ne ecim hap pas hapi,. Ne nuk kishim një fillim të mirë por të shohim pas kësaj fitore me Laçin si do të shkojnë gjërat. Ne duhet të punojmë, kemi ekip të ri, lojtarë të rinj”, tha Delarzh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"