“Duhet të dalim të parët në grup, nuk ka rrugë tjetër”, shfryn Hafizi: Ku janë 7 pikë?! Si mund të barazojmë 0-0 me Kazakistanin?!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2020 | 17:35

“Duhet të dalim të parët në grup, nuk ka rrugë tjetër”, shfryn Hafizi: Ku janë 7 pikë?! Si mund të barazojmë 0-0 me Kazakistanin?!

Ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hazifi, komentoi ecurinë negative të Shqipërisë në Ligën e Kombeve. I ftuar në studion e emisionin “Kuq e Zi”, Hafizi u shpreh skeptik për këtë situatë teksa deklaroi:

bandicam 2020-11-15 17-30-42-560

8 ndeshje 2 fitore në Ligën e Kombeve- “Duke parë shortin që kemi, duhet të dalim të parët në grup. Nuk ka rrugë tjetër. A do dalim me fat, me vuajtje, unë nuk e di. Duhet të dalim. Që në fillim e ndërtojmë gabim. Tani themi që janë ndeshje finale. Katër ndeshje 5 pikë! Ku ishin 12 pikë në lojë. Ku janë  7 pikë? Ne jemi shumë lartë se ata edhe në klasifikimin e FIFA-s. Si mund të dalim 0-0 me Kazakistanin? Ata në vend të 131 ne në vend të 67”, u shpreh Hafizi për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"