“Duhet të bënim më tepër”, Balaj: Po të na thoshin se Andorra…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 22:56

“Duhet të bënim më tepër”, Balaj: Po të na thoshin se Andorra…

Bekim Balaj, sulmuesi i Kombëtares, ka folur për mikrofonin e “Supersport”, dhe është shprehur shumë i zhgënjyer për barazimin ndaj Andorrës, ku sipas tij duhet të ishte bërë më shumë.

bandicam 2019-11-14 22-49-07-794

“Sigurisht që mund të bënim shumë më tepër. Nuk duhej ky barazim në shtëpi. Ndeshja nisi mirë, shënuam shpëjt. Por të vjen keq që morëm dy gola të tillë nga Andorra. Nuk mund të them që arrijë të shënoj gjithmonë, por unë mundohem të japë më të mirën. Jam i gatshëm të jap maksimumin tim. Shënuam shpejt dhe e kishim nën kontroll, por në 16-she, bëhej shumë e vështirë. Rezultati 2-2 lë shumë vend për diskutim. Duhet të bënim më shumë”, shprehet Balaj.

“Po të shënosh dy gola një ekipi si Andorra dhe të mos fitosh, nuk të besohet. Ato topa që u futën në zonë, ishin fatal, pasi arritën të shënonin. Mbrojtja ka treguar siguri në eliminatore, të thuash që do na shënonte Andorra dy gola, nuk do na besohej”, përfundon Balaj.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"