“Duhet ta kuptoni situatën”, Konte flet pas sherrit me Tuhel: Problemi ishte midis meje dhe trajnerit tjetër, s’e di pse arbitri…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2022 | 21:36

“Duhet ta kuptoni situatën”, Konte flet pas sherrit me Tuhel: Problemi ishte midis meje dhe trajnerit tjetër, s’e di pse arbitri…

Çelsi dhe Totenhemi u ndan në një barazim 2-2, por vëmendjen më të madhe të sfidës e mori sherri midis Tomas Tuhel dhe Antonio Kontes.

tuhel-konte

Në një prononcim pas medias, tekniku italian shpjegoi prapaskenat e kësaj përplasje.

“Mendoj se festimet nga të dyja anët ishin shumë të bukura (qesh). Vrapimet, kërcimet, duhet ta kuptoni situatën, sepse ishte një ndeshje vërtet e rëndësishme për të dyja skuadrat. Arbitri më tregoi mua kartonin e kuq, por mendoi se ai nuk e kuptoi dinamizmin e asaj që ndodhi. Unë e pranoj, por s’ishte ndonjë problem i madh. Kishte një problem midis meje dhe trajnerit tjetër, jo me arbitrin”, u shpreh Konte.

LEXO EDHE: VIDEO/ Tuhel-Konte, kacafytje gjatë derbit. Sherr edhe te shtrëngimi i duarve pas sfidës, marrin të kuq

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"