“Duhet ta kishim trefishuar rezultatin në pjesën e parë”, Migen Memelli: Penalltia ishte shumë e lehtë, ja pse e kam pezulluar Rrapajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2021 | 23:51

“Duhet ta kishim trefishuar rezultatin në pjesën e parë”, Migen Memelli: Penalltia ishte shumë e lehtë, ja pse e kam pezulluar Rrapajn

Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli, foli pas barazimit në shtëpi ndaj kryesuesve të Vllaznisë. Tekniku pogradecar u shpreh tepër i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij, teksa deklaroi:

MEMELLI

“E dinim forcën e Vllaznisë sot. Kishim vendosur një skuadër mjaft të fortë fizikisht. Vllaznia ka përdorim topi të jashtëzakonshëm. Të gjitha gjërat shkuan brenda parashikimeve. Duhet ta kishim trefishuar rezultatin në pjesën e parë. Nuk kishim fat.

Djemve iu kërkova që të ruanim intensitetin dhe agresivitetin e pjesës së parë. Pjesa e dytë ishte më e vakët, skuadra ka lodhje fizike kur kundërshtari mban topin. Provuam të freskonim manovrën sulmuese, hoqëm Pusin, futëm lojtarin egjiptian që humbi 6 topa. Është përgjegjësia e jona. Në fund të gjithçka, jam krenar për këta djem, sepse kanë bërë një ndeshje të madh ndaj një skuadre shumë të fortë. Çdo ndeshje do të jetë brenda këtyre parametrave. Sot na dëmtoi dhe dëmtimi i Marës, do të përballemi si të barabartë me të gjitha skuadrat.

8 ndeshje pa fitores- Sido që të jetë, pjesa e dytë në Durrës, na dha besim, sikurse dhe kjo ndeshje sot, përballë një rivali shumë të fortë. Duhet të largojmë frikën nga lojtarët, për t’u përballur me kundërshtarët. Nëse përballemi me realitetin çdo gjë do të shkojë mirë.

Çfarë ndodh me Rrapajn-  Rrapaj është pezulluar nga mua për 2 ndeshje për çështje disiplinore, dhe javës tjetër do të jetë i barabartë me të gjithë të tjerët.

Goli i pësuar- Janë 3 detaje. I pari është që Pusi duhet t’i shkarkonte topin Meksit. Krahu i Zguros duhet të mbyllej më shpejt. Detaji tjetër i fundit, është ai i fundit, kur Zhan shkon dhe godet kundërshtarin. Nuk jam i bindur nëse ishte penallti, por nuk dua t’i analizoj vendimet e gjyqtarëve. Kjo është shumë e lehtë për t’u dhënë penallti. Inercia ishte shumë e lartë, për kontaktin nuk e di”, u shpreh Memelli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"