“Duhet ta kishim mbyllur ndeshjen me mundësitë që kishim”, Mehmeti: Nuk është e thjeshtë ta dërgosh skuadrën këtu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2022 | 20:59

“Duhet ta kishim mbyllur ndeshjen me mundësitë që kishim”, Mehmeti: Nuk është e thjeshtë ta dërgosh skuadrën këtu

Partizani e humbi për të shkuar në finalen e Kupës së Shqipërisë pas goditjeve të 11-metërshave kundër Vllaznisë. Në një intervistë të dhënë për emisionin “Gol Pas Goli”, tekniku i “demave”, Dritan Mehmeti, nuk e fshehu zhgënjimin e tij pas këtij takimi.

bandicam 2022-04-13 20-54-31-073

“Patjetër që jemi të zhgënjyer, sepse i kishim të gjitha mundësitë të ishim më të qetë. Duhet ta kishim mbyllur ndeshjen dhe në një rast të Skukës që kishte një mundësi të shërbente te Zhuniori. Në të tilla ndeshje duhet t’i menaxhosh kur je në avantazh. Duhet të ishim më të qetë. Megjithatë skuadra u paraqit shumë mirë. Në situata të tilla të kthehet në disfavor ose në favor. Skuka ka qenë më rezultativi në stërvitje. Është monumentale.

Duke pasur parasysh se si eliminuam, jemi akoma në garë. Janë edhe tetë ndeshje. Jemi shumë keq për momentin, por ky është futbolli, i paparashikueshëm.

Ne e gjykojmë në këtë aspekt, duke pasur parasysh një lojtar si Skuka, i ri, hera e parë që luan në Superiore, është e vështirë të luaj në këtë mënyrë. Nuk është e thjeshtë të marrësh në janar një skuadër të rënë psikoligjikisht dhe ta dërgosh këtu, nuk është pak.

Punoj në mënyrë individuale me atë në aspektin psikologjik. Mendoj se trajneri ka detyrë t’i dërgojë në 20 metrat e fundit dhe pastaj ata të jenë altruist”, ishin fjalët e Mehmetit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"