“Duhet ta kishim evituar gabimin”, Bare: Kjo Shqipëri do jetë shumë lartë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2019 | 23:03

“Duhet ta kishim evituar gabimin”, Bare: Kjo Shqipëri do jetë shumë lartë…

Keidi Bare ishte një ndër futbollistët më të dalluar në sfidën e sotme ndaj Turqisë. Mesfushori fierak përshkroi kilometra të tëra, teksa në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e RTSH u shpreh:

bandicam 2019-10-11 22-59-38-876

“Ishte një mospërqëndrim në mbrojtje. Janë gabime që ndodhin në futboll. Besoj që këtë gabim duhet ta kishim evituar. Jam i kënaqur me ekipin dhe lojën. Pavarësisht rezultatit, kjo Shqipëri do jetë shumë lartë, do kthehet ku e ka vendin. Pashë nota pozitive, dolëm para portës shumë herë. Kishim raste të pastra. Në fund, po nuk shënove do të pësosh. Na mungoi goli, përqendrimi te goli”, u shpreh Bare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"