“Duhet humbur me dinjitet e jo kështu”, Martini pret merkato: Na duhet në çdo repart, gati edhe për huazime nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2022 | 18:26

“Duhet humbur me dinjitet e jo kështu”, Martini pret merkato: Na duhet në çdo repart, gati edhe për huazime nga…

Edi Martini, trajneri i Teutës, e ka cilësuar një hap mbrapa humbjen e sotme me shifrat 4-0 ndaj Vllaznisë. Ai ka theksuar se skuadra nuk tregoi grintën e karakterin pasi një disfatë me këto shifra ishte e papranueshme

martini

“E filluam mirë, patëm mundësi të shënonim në fillim pastaj pësuam gol nga pakujdesia, për meritë të kundërshtarit padyshim. Pastaj vjen ajo penallti, duket sikur jemi të dorëzuar, nuk kemi atë grintën e duhur. Pastaj penalltia tjetër, kartoni i kuq, të gjitha bashkë. Ishte një ditë me të vërtetë e keqe.

I dhamë territor kundërshtarit, që ishte në një ditë shumë të mirë kështu që duhet të nxjerrim mësim. Se është ndryshe të humbësh 2-0 dhe 4-0. Tregon që duhet shumë punë e karakter të kthehet aty ku ishim.

Jam në drejtim në 3 ndeshje dhe kemi marrë 6 pikë. Sot ndoshta ishte besimi i tepërt që ia dalim prej mungesave të Vllaznisë dhe ky ishte faktor tjetër. Kjo është e pafalshme, duhet karakter, se edhe duke humbur, duhet humbur me dinjitet e jo në këtë mënyrë. Penalltitë ishin, Vllaznia ishte në moment të mirë, fituan dyluftimet e mesfushën.

Shyqyr që vjen ky pauzë, kemi kohë rikuperimi edhe në merkato. Djemtë do të stërviten më mirë, do të punojmë, shpresojmë që me fillimin dhe me blerjet e reja, t’ia dalim. Është çështje kohe që Teuta është në vendin e fundit.

Merkato? E para është që ne duhet të dimë kush mbetet se ka lojtarë që i mbarojnë kontratat. Mendoj se në të tre repartet është e nevojshme që të bëjmë blerje.

Duhet të jemi të kujdesshëm e vëmë pikat mbi “i” se është e vështirë të gjesh lojtarë në janar, se nuk kemi luksin të përgatisim e t’i lëmë në stol. Dihet që në janar vijnë pa gjendje fizike. Duhet të jemi të kujdesshëm e të kërkojmë aty ku duhet se është përgjegjësi e madhe..

Kemi mendim të marrim lojtarë në huazim apo nga ekipet e mira të vendeve të para që nuk kanë minuta në këmbët e tyre. Por akoma nuk kemi vënë shënjestrën e duhur. Jemi në në bisedime me disa lojtarë, duhet të kompletohemi shumë shpejt se fillon kupa e kampionati, veprimet duhet të jenë të shpejta që të bashkohen me grupin sa më shpejt.

Unë kam besim te këta djem, pavarësisht se sot humbëm. Kam besim se do të çohen në këmbë, do të gjejnë forcën dhe shkojnë ku meritojnë dhe ku duhet të jetë Teuta”, tha për “Oversport” Martini pas duelit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"