“Duhet buxhet 3-4 milionë euro për të shkuar në grupet e Europës”, Starova: Ja si mund të ngjitemi në vendin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 15:30

“Duhet buxhet 3-4 milionë euro për të shkuar në grupet e Europës”, Starova: Ja si mund të ngjitemi në vendin e parë

Drejtori sportiv i Teutës, Sulejman Starova, është optimist dhe beson se në rast se Teuta triumfon ndaj Kukësit dhe Vllaznisë, mund të ngjitet në vendin e parë. Në një lidhje live për emisionin “Gol pas Goli”, para ndeshjes ndaj verilindorë, “Bobi” u shpreh:

STAROVA

TALENTET DHE NDESHJA- Me qenë se jemi te gara, unë mendoj se edhe Teuta i ka elementët që mund të transferohen në të ardhme si golashënuesin e skuadrës Lorenca Vila, apo Gruda. Pa përmendur edhe talentet e tjera, sepse akademia e Teutës, ka punuar shumë të mirë me të rinjtë.

Kemi anën pozitive tona, kemi gjendje të mirë psikologjike. Kemi hyrë në një moment ku kampionati është shumë tërheqës. Ne jemi të vrullshëm, Kukësi vjen me sulm gradual, kanë lojtar cilësor. Ndeshja i ka të 3-ja rezultatet. Kukësi fitoi me Tiranën, u mund me Partizanin, por luajti mirë, ka objektivat e veta, për të shkuar në Europë.

DIFERENCA ME VLLAZNINË- Llogaritë bëhen gjatë gjithë kohës. Duke fituar me Kukësin dhe me Vllazninë këtu, mund ta shikojmë veten në vend të parë.

PËRBËRJA E SKUADRËS – Një nga arsyes pse skuadra po mban një rritëm dhe dallohet nga skuadrat e tjera, luan shpejt është agresive, fakti që ka blinduar postet, me të drejtë kërkon të jetë fituese e kampionatit. Sot mungon Kuros, zëvendësohet nga Xhekson. Postet janë të dubluar, konkurrenca çon skuadrën përpara.

KUNDËRSHTARËT E KUPAVE TË EUROPËS- Ndryshimi i skuadrave të mëdhaja me të voglat është kjo, se mund të kesh mundësi për ta fituar një ndeshje, por nuk ke mundësi për vazhdimësi. Buxhetet janë krejt ndryshe, kushtet, nuk duhet të bëjmë krahasim fare. Ne kemi vite që po bëjmë maksimumin dhe po japim maksimumin në Europë. Duhet të rrisim buxhetet, minimalja 3-4 milionë euro buxhet, për të shkuar në grupet e Europës. Tani jemi në një situatë që të gjitha klubet e kanë mendja te infrastruktura.

TRYSNIA PËR FITORE- Ne jemi ndryshe nga tifozët, nuk mund të bësh llogarira, duhet ta kesh mendja te ndeshja e radhës. Ndeshja e radhës mbaron kur mbaron ndeshja e fundit.

MBROJTA MË E MIRË, FITON KAMPIONATIN? Loja vetëm 2 tregues ka, faza difensive, sa gola ke pësuar, dhe faza sulmuese. Në fazën difensive, skuadra ka mundësi të riparojë. I kemi pasur mundësitë të shënonim më shumë, por jemi në një diferencë të dukshme për pësimet e golave. Skuadra ka qenë në nivele të larta nga ky tregues.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"