“Duhen prurje në çdo repart”, trajneri i Orikut: Objektivi jonë janë 4 vendet e para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2021 | 21:30

“Duhen prurje në çdo repart”, trajneri i Orikut: Objektivi jonë janë 4 vendet e para

Oriku synon përforcime në të gjitha repartet. Trajneri Artan Sakaj në një prononcim për “Panorama Sport” thotë se ekipi nuk gëzon pozita të mira në klasifikim dhe kjo situatë duhet të ndryshojë. “Mendoj se do të bëjmë më të mirën me grupin. Ndodhemi në pozita jo të mira në tabelën e klasifikimit dhe do të përpiqemi të ndryshojmë diçka. Duhet të japim maksimumin të gjithë. Kemi nevojë për përforcime, por ndërkohë na mungojnë edhe futbollistë për shkak të dëmtimeve. Duhet kohë që futbollistët të rikuperohen.
SAKAJ
Detyrimisht duhet të afrojmë një ose dy lojtarë në repartet që kemi probleme. Na duhen përforcime në sulm, por edhe mbrojtje. Ekipi ka nevojë për përforcime në çdo repart. Objektivi është katërshja e parë dhe e shoh të arritshme. Nëse merr dy-tri fitore rresht, e realizon. Kjo është situata, një fitore të ngre më lart dhe një humbje të ul më shumë. Do synojmë maksimumin direkt. Debutimin e kam në shtëpi, që është edhe thikë me dy presa. Ekipi duhet që të bëjë më të mirën, duke nisur nga unë e të gjithë lojtarët me radhë. Vetëm kështu do t’ia dalim”, përfundon Sakaj.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"