“Duhen 30 ditë që të marrim veten”, kapiteni Ribaj: Nëse zgjat shumë kjo situatë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2020 | 23:59

“Duhen 30 ditë që të marrim veten”, kapiteni Ribaj: Nëse zgjat shumë kjo situatë…

Sulmuesi i Flamurtarit, Andi Ribaj, i cili mban edhe shiritin e kapitenit të ekipit vlonjat, beson se kampionati do të rifillojë muajin e ardhshëm. “Unë mendoj se kampionati mund të fillojë në fund të majit. Por, nëse zgjat shumë kjo situatë, normalisht që nuk është mirë për të gjithë, sepse ne nuk stërvitemi rregullisht. Do të jetë shumë problem”, ka thënë fillimisht kapiteni kuqezi.

RIBAJ

Ai thekson më tej se skuadrës i duhen të paktën 30 ditë stërvitje për të marrë veten pas kësaj pauze të stërzgjatur. “Ne bëjmë stërvitje individuale dhe të bësh një stërvitje të tillë, është ndryshe nga ajo kolektive. Besoj se do të na duhen 20-30 ditë që të fillojmë të marrim veten nga ana fizike”, përfundoi sulmuesi fierak i skuadrës vlonjate.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"