Duhej të ishte ylli i ri i futbollit botëror, fundi i trishtë i Mesit korean të Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2021 | 17:36

Duhej të ishte ylli i ri i futbollit botëror, fundi i trishtë i Mesit korean të Barcelonës

Li Seung Uo është një emër që pakkush njeh në futbollin botëror. Por disa vite më parë, në “La Masia” betoheshin se kishin gjetur Mesin e ri dhe superlativat për të nuk kishin fund.

li

Djaloshi nga Koreja e Jugut, që në moshë të re spikati në akademinë e katalanasve dhe u kishte lënë të gjithëve përshtypje të mira, edhe për faktin se po shkëlqente me përfaqësueset e moshave të vendlindjes së tij.

Kjo bëri që te luante që në moshë shumë të re me Barcelonën B, ndërsa në vitin 2018, u bë pjesë e përfaqësueses së Koresë së Jugut e cila mori pjesë në Botëror. Por pak nga pak, u kuptua se hapi cilësor që pritej prej talentit të tij, nuk po vinte dhe kështu, Li u zhduk nga listat e Barcelonës B. Kjo e fundit e huazoi në kampionatin italian, te Verona, por edhe atje ai gjeti pak hapësira.

Kështu, ai përfundoi në Belgjikë te St. Truiden e më pas huazim te Portimonense në Portugali. Por në të dy etapat e ndoqi i njëjti fat, me pak minuta në fushën e lojës. Dje, klubi i St. Truiden vendosi t’i jepte lamtumirën lojtarit duke ndërprerë kontratën me tashmë 23-vjeçarin. Një fund i trishtë për një lojtar i cili shpresohej të bëhej idhulli i ri i futbollit në Azi, por që nuk arriti të përmbushte pritshmërinë që kishte për të.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"