“Duhej të fitonim sonte”, Altin Lala: I përballuam turqit, por duhet qetësi në pasimet e thjeshta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2019 | 0:01

“Duhej të fitonim sonte”, Altin Lala: I përballuam turqit, por duhet qetësi në pasimet e thjeshta

Ish-mesfushori i Kombëtares, Altin Lala, u duk i kënaqur nga loja e Shqipërisë mbrëmjen e sotme ndaj Turqisë, dhe shprehet duke folur për “Supersport”, se duhej ta fitonte ndeshjen e sotme.

altin lala

Lala shprehet se duhet rregulluar qarkullimi i topit, në mënyrë që të mos vijnë kaq shumë gabime, dhe të krijohen më shumë raste shënimi para porte.

LOJA – Ndeshja sot ishte përgatitur mirë, duke filluar që nga minuta e parë. Turqit ishin nën presion. U munduan që në fillim të na bënin presing, e përballuam dhe në pjesën e dytë patëm 4-5 raste të mira. Për mua, ishte një humbje që duhet ta evitonim. Duhej të fitonim, duke parë edhe pikët në tabelë. Do ishim sërish me shanse për kualifikim po të fitonim sonte.

QARKULLIMI I TOPIT – Disa herë duhej të kishim më shumë qetësi në qarkullimin e topit. Kur kishim qetësi, kishim gjasa që të rrezikonim përpara. Në pjesën e dytë, luajtëm më mirë në fazën sulmuese. Bëmë edhe shumë gabime në pasime të thjeshta. Gjëja e mirë ishte që i rikuperonim me angazhim dhe volum loje. Po të kishim më tepër qetësi në qarkullimin e topit, do kishim më tepër hapësira përpara për të shënuar. Edhe me ato gabime, duhej ta fitonim këtë lojë.

MUNGESA E CINIZMIT – Qetësia në pasime, ajo duhet të jetë normale. Të krijosh një farë besimi  te vetja. Kur nisesh me frikë se do e humb këtë top… Duhet të kenë më shumë besim. Gjasula pati qetësi tek topat sonte, dhe bëri një paraqitje fantastike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"