Duhej të fillonte sot, shtyhet Kategoria e Tretë. Zbulohet arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2021 | 8:36

Duhej të fillonte sot, shtyhet Kategoria e Tretë. Zbulohet arsyeja

Shtyhet Kategoria e Tretë. Kampionati duhet të niste pikërisht sot, por FSHF-ja ka ndryshuar axhendën. Shkak është bërë dokumentacioni, që nuk është plotësuar prej të gjitha skuadrave pjesëmarrëse në këtë garë.

kategoria-e-trete

Kalendari prej 10 javësh ishte përcaktuar për 6 ekipet pjesëmarrëse, i ndarë në dy faza. Gazeta mëson se nuk përjashtohet mundësia që të shtohen edhe tri ekipe të tjera, veç atyre ekzistuese. Bëhet fjalë për Divjakën, Shkëndijën e Tiranës dhe Stu-
dentin. Gjithsesi, kjo mbetet për t’u konfirmuar në
ditët e ardhshme. Ky është edicioni i 18-të i kësaj lige, që ka nisur prej vitit 2003. Deri tani janë zhvilluar 17 kampionate të kësaj kategorie dhe kampionë janë shpallur skuadrat e Tërbunit, Këlcyrës, Olimpikut, Alfavita e Shëngjinit (Lezhë), Bylis (2 herë 2007-2008, 2009- 2010), Laçi, Pogradeci, Vora, Partizani B, Tirana B, Kevi-
tani, Skënderbeu B, Spartaku, Rubiku, Selenica e Labëria.

Ky kampionat do të jetë i veçantë, pasi pjesë e saj është edhe Luftëtari… i ri. Të përjashtuar nga Kategoria e Parë, ata do të nisin rrugëtimin me një tjetër sigël: Akademia e Futbollit Luftë- tari. Veç gjirokastritëve, është edhe Spartaku që u tërhoq në fillim të këtij sezoni nga Kategoria e Dytë, për arsye financiare.

Sakaq, në luftë kemi Osumin që përfaqëson ish-Urën Vajgurore, aktualisht quhet Dimal, që ishte dhe pjesëmarrës në sezonin e kaluar, Drini dhe Kinostudion që gjithashtu ka konkurruar sezonet e kaluara të kësaj kategorie. Murlani është risia, pasi skuadra më e re dhe merr pjesë për herë të parë në këtë kategori.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"