Duglas Kosta e pështyu në fytyrë, Di Françesko: Nuk lejoj që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2018 | 17:17

Duglas Kosta e pështyu në fytyrë, Di Françesko: Nuk lejoj që…

Duglas Kosta bëri një gjest të shëmtuar në ndeshjen midis Juventusit dhe Sasuolos në fundjavë e vlefshme për Seria A. Braziliani e pështuy në fytyrë lojtarin e ekipit kundërshtar, ndërsa më pas reflektoi dhe kërkoi falje.

duglas kosta peshtyn kundersharin

Por ndryshe nga zërat se lojtari Di Françesko e kishte fyer, ky i fundit e mohon duke thënë: “Jam thellësisht i shqetësuar me akuzat dhe shpikjet që janë publikuar në disa media kombëtare. E gjithë kjo është ofendim dhe nënçmim. Nuk lejoj që sjellje apo fjalë raciste të cilat nuk janë në përputhje me vlerat e mia etike dhe janë rezultati i imagjinatës së njerëzve të më atribuohen mua. Kërkoj të më respektojnë!”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"