Dueli sot kundër Dinamos, trajneri i Korabit: Kemi disa mungesa, por do të luftojmë për fitoren!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2022 | 10:26

Dueli sot kundër Dinamos, trajneri i Korabit: Kemi disa mungesa, por do të luftojmë për fitoren!

Korabi ka një mision: të mundë dhe parakalojë Dinamon. Skuadra është gati për të pritur kryeqytetasit, që nuk vijnë në formën më të mirë të mundshme. Dibranët vuajnë disa mungesa, por kjo nuk do t’i pengojë që të kërkojnë pikët.

Kumbarce

Këtë javë në stol rikthehet edhe Shpendi Kumbarçe, që ka ezauruar pezullimin 3-javor. Trajneri para kësaj sfide për “Panorama Sport” thotë:

“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Luajmë ndaj një kundërshtari të fortë si Dinamo, një emër i madh me mjaft lojtarë cilësorë në përbërje. Kemi punuar me intensitet gjatë gjithë javës, por në këtë sfidë do të jemi disi të cunguar në organikë.

Disa futbollistë janë të dëmtuar, por deri të nesër (sot) shpresojmë që të rikuperojmë ndonjërin.

Mungesat u ndien dhe një javë më parë, por shpresoj që këtë herë të festojmë. Duke pasur edhe mbështetjen e tifozëve tanë do të arrijmë qëllimin, rezultatin pozitiv”.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"