Dueli Real Madrid-PSG, sa shumë urrejtje në ditën e dashurisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2018 | 12:46

Dueli Real Madrid-PSG, sa shumë urrejtje në ditën e dashurisë

Në ditën kur kryef jalë është dashu ria, në 90 minutat e luajtura në “Bernabeu” do të ketë vetëm urrejtje. Real-PSG është një duel që vlen më shumë sesa faza e 1/8-ave.

Real-Madrid-VS-PSG

Vlen për prestigjin e dy presidentëve. Përtej shtrëngimit të duarve mes Perezit dhe Al Khelaifit ka edhe shumë urrejtje. Secili prej dy presidentëve gjithashtu kërkon t’i vjedhë njëri-tjetrit yllin e skuadrës.

cristiano-ronaldo-au-menu-d-une-rencontre-psg-real-au-qatar-iconsport_vis_300514_09_01_1,115289

Perez do Nejmarin, ndërsa Al Khelaifi Ronaldon. Por, urrejtje ka për Mbapenë, të cilin e mori PSG-ja dhe jo Reali, me të cilin kishte një akord paraprak.

nejmar mbape psg

Di Maria gjithashtu thotë se nuk ka vend për dashuri, pasi aventura e tij në Madrid përfundoi. Por, “urrejtje” do të ketë mes Kristiano Ronaldos dhe Dani Alveshit, i cili ka qenë për vite me radhë rivali më i madh te Barça.

real psg

ZIZU Presioni nuk është fjalë për Realin e Madridit dhe për trajnerin Zinedin Zidan.

Pavarësisht vështirësive të këtij sezoni, numri një i “galaktikëve” thotë se do ta shijojë këtë sfidë. Ai përcjell qetësi në skuadrën e tij duke bërë me dije se ky duel nuk përcakton të ardhmen, ndërsa thotë se Reali është ekip i lindur për ndeshje të tilla.

zidan

“Do të mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme (sotme). Eliminatoret janë 180 minuta ose më shumë. Por, fillimisht duhet të përqendrohemi te ndeshja e parë. Kaq. Asgjë më shumë. Është e vërtetë që mes PSG-së dhe Marsejës ka shumë rivalitet, por unë tani jam pjesë e Realit dhe na pret një ndeshje Real-PSG. E di që do të jetë një ndeshje e vështirë dhe e madhe ndaj një rivali të fortë që do të na vërë në vështirësi. Kjo nuk është një ndeshje për mua, por është një ndeshje Champions-i. Ajo që duhet të bëjmë është të luajmë mirë futboll. Nëse luajmë mirë, me ekipin që kemi shumë mundësi, nuk mendoj për pjesën tjetër”, ka thënë Zidan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"