Dueli për brezin e WBC në “Air Albania”, Florian Marku mesazh fansave shqiptarë: Nesër do takohem me kundërshtarin në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2022 | 13:04

Dueli për brezin e WBC në “Air Albania”, Florian Marku mesazh fansave shqiptarë: Nesër do takohem me kundërshtarin në…

Mbrëmjen e 25 gushtit, Florian Marku do të sfidojë meksikanin Migel Parra Ramirez në stadiumin “AIR Albania” në Tiranë për titullin WBC Silver Interim.

FLORIAN MARKU

Së fundmi boksieri shqiptar me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Facebook” ka njoftuar se nesër në orën 18:00 do të takohet nga pranë me kundërshtarin e tij përpara publikut shqiptar.

POSTIMI I FLORIAN MARKUT –

“NESER NE 18:00 NE  QTU

Pershendetje miq, dashamirës, sportdashës. Count down ka nisur tashmë , emocionet dhe adrenalina sa vijnë dhe shtohen. Nesër eshtë dita e pare e takimit tone të drejtëperdrejtë në ringun e improvizuar në QTU, në ora 18:00 . Une dhe Ramirez do të prezantohemi para jush me performancat tona dhe në fund do të bëjmë foto dhe autografe. Faleminderit për mbështetjen deri në këtë moment por do doja që nga neser te dyfishohej kjo mbeshtetje.Kjo ndeshje po luhet ne Air Albania  ne 25 GUSHT për ju për dashurinë dhe respektin qe kam ndaj jush dhe vendit tim. Mirutakofshim neser ne ora 18:00 QTU.”

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"