Dueli në Kupë larg kryeqytetit, ja dy opsionet e sfidës Partizani-Besëlidhja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2021 | 13:29

Dueli në Kupë larg kryeqytetit, ja dy opsionet e sfidës Partizani-Besëlidhja

Partizani luan të mërkurën në orën 13:30 ndaj Besëlidhjes ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë.

PARTIZANI BESELIDHJA

Ende nuk është vendosur përfundimisht stadiumi ku do të zhvillohet kjo ndeshje, por nga burimet e gazetës mësohet se opsionet janë dy: Cërriku dhe Librazhdi.

Pra, e sigurt është se të kuqtë do ta luajnë jashtë kryeqytetit këtë sfidë. Stadiumi “Nexhip Trungu” i Turbinës duket në “pole” deri në këto momente, për vetë faktin se të kuqtë luajtën miqësore me vendësit të shtunën dhe trajneri Ilir Daja ishte i kënaqur nga terreni.

Kujtojmë që në ndeshjen e parë në Lezhë “demat” fituan minimalisht 0-1 dhe kësisoj duhet të shmangin ndonjë të papritur në sfidën e kthimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"