Dueli ndaj Vorës, Bruka: Jemi në kufijtë e pasigurisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2022 | 12:32

Dueli ndaj Vorës, Bruka: Jemi në kufijtë e pasigurisë

Besëlidhja është në kufijtë e rënies dhe mbijetesës, ndaj kjo e detyron që t’i bëjë llogaritë në laps në dorë. Alban Bruka shpreson te një fitore kundër Vorës, ndërsa për “Panorama Sport” thotë:

alban bruka

“Dihet se lufta për mbijetesë është shumë më e ashpër, ndaj Vorën e kemi vlerësuar maksimalisht. Nuk duam që të lëmë më pikë për gabime të evitueshme. Ekipi është i motivuar dhe kjo më jep shpresë.

Tani kampionati sapo është futur në zonën e tij të nxehtë, pasi ekipet duan që sa më shpejt të kapin pozicionet e tyre të favorshme, që i çojnë të sigurta drejt objektivave.

Duke qenë se Besëlidhja ndodhet në kufirin e pasigurisë, ne po bëjmë llogaritë për mbijetesën dhe sidomos me rivalët. Jemi të vetëdijshëm që gjashtë ekipet e fundit marrin rrugën drejt Kategorisë së Dytë. Nëse në kryeqytet nuk bëjmë kthesën, i gjithë mundi na barazohet me pikëpyetje, në mos më keq”.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"