Dueli ndaj Tomorit, flet afrimi i ri i Besës në merkato: Duhet maturi, ndeshje delikate

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2022 | 12:01

Dueli ndaj Tomorit, flet afrimi i ri i Besës në merkato: Duhet maturi, ndeshje delikate

Besa llogarit fitoren në “premierë”. Për të katërtin vit radhazi do të luajnë jashtë Kavajës, por kjo nuk i pengon që të kenë objektiva. Përballë Tomorit në stadiumin “Shkumbini”, do të zbres një ekip i ndërtuar nga e para dhe kurioziteti për t’i parë është i madh. Mes afrimeve të verës është edhe mbrojtësi Myslim Ramilli, i ardhur nga Erzeni. Ai e sheh si sfidë delikate, ndaj kërkon që te jenë të matur në fushë.

RAMILLI

“Përvoja që ma treguar, se takimet e para kanë të papritura. Më shumë se sa gjendja e ekipeve, në këto përballje ndikon shumë faktori psikologjik.

Kuptohet se ne duam ta nisim me fitore e në krahun tjetër janë beratasit që edhe ata do kërkojnë të surprizojnë. Prandaj, parashikoj një ndeshje të vështirë, ku nuk mund të ketë fitore të sigurt.

Ne gjatë gjithë këtyre javëve kemi zhvilluar shumë miqësore, duke larguar së pari emocionet e para të një sfide dhe më kryesorja kemi një grup që ka uri e dëshirë të luajë e të fitojë.

Përballë do të kemi gjithashtu një Tomor të përforcuar mjaft.

Ajo që më bën të ndihem disi keq është fakti, se nuk luajmë në Kavajë e për tifozët nuk është e lehtë të bëjnë dhjetëra kilometra sidomos në këtë situatë ekonomike.

Do të dëshiroja me zemër që të luhej në Kavajë pasi në fund të fundit futbolli luhet për ata”, përfundoi 28-vjeçari për “Panorama Sport”.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"