Dueli ndaj Shkëndijës, befason Murinjo. I kërkon ndihmë futbollistit që fituan Champions-in me Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 22:00

Dueli ndaj Shkëndijës, befason Murinjo. I kërkon ndihmë futbollistit që fituan Champions-in me Interin

Totenhemi mbërriti në Shkup, aty ku nesër  do të zhvillojnë ndeshjen e raundit të tretë eliminatorë kundër Shkëndijës.

mou-pandev-780x439

Anglezët në Shkup nuk do të kenë asnjë aktivitet, teksa nuk do të zhvillojnë asnjë stërvitje, për të qenë sa më të sigurt për sa i përket COVID-it.

Në një konferencë virtuale në “Zoom”, tekniku i “gjelave”, Zhoze Murinjo, veç të tjerash ka thënë se ka marr informacione rreth ekipit të Shkëndijës nga ish lojtari i tij te Interi, Goran Pandev, me të cilin fituan Champions-in te zikaltërit.

Sipas ‘Special One’, Shkëndija është në nivel të skuadrës bullgare, Lokomotiva Plovdiv, me të cilën Totenhemi luajti në raundin e dytë të Ligës së Eeropës, ku në fund fituan me rezultat 2-1.

0_jose-selfie

“I kemi analizuar, kishim një analist. Unë kam telefonuar edhe ish-lojtarin tim, Pandevin, pasi që është pronar i ekipit që luajti së fundmi me Shkëndijën.

E njoh stadiumin, kam luajtur në atë stadium finalen e Superkupës së Evropës. Do të thosha se është në nivel të ngjashëm të kundërshtarit bullgar (Lokomotiva Plovdiv). Ne jemi më të mirë, por duhet të shënojmë gola që të jemi më të mirë se ata. Në Plovdiv të gjithë e dimë se nuk bëmë një ndeshje të keqe, pasi mendojë se kishim një ndeshje pozitive. Mirëpo ishte vështirë dhe shpresojmë që nesër të jemi në nivelin e duhur”, ka thënë Murinjo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"