Dueli ndaj rivalëve të zjarrtë të sezoneve të kaluara, Partizani tregon detajet për biletat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2022 | 18:16

Dueli ndaj rivalëve të zjarrtë të sezoneve të kaluara, Partizani tregon detajet për biletat

Një nga ndeshjet më interesante të javës së dytë të Kategorisë Superiore do të jetë padyshim ajo mes Partizanit dhe Laçit, që do të tregojë se si është realisht gjendja në këto momente për të dy skuadrat që kanë nisur me pretendime të mëdha edicionin.

partizani laci

Parashikohet një duel i luftuar, siç kanë qenë në vitet e fundit sfidat mes dy skuadrave që kanë prodhuar përplasje të zjarrta mes tyre, aq më shumë për faktin se kanë qenë rivale për të njëjtat objektiva. Klubi i Partizanit shpreson që të ketë një armë më shumë për këtë sfidë, tifozët, teksa ka publikuar çmimet e biletave për ta për duelin që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, meqë për momentin nuk ka një impiant të gatshëm në kryeqytet për të pritur të kuqtë.

NJOFTIM PËR ÇMIMET E BILETAVE

FK PARTIZANI – KF LAÇI

E HËNË 29 GUSHT 19:30

Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “Elbasan Arena” do te jenë:

Biletat në Tribunat: A dhe B do të kushtojnë 1 000 Lek (të reja)

Biletat në Tribunat: C, D, E, F dhe G do të kushtojnë 300 Lek (të reja)

Biletat mund ti siguroni duke filluar nga dita e shtunë e në vazhdim nga ora 10:00 deri në orën 19:00 pranë pikës së shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë, ndërsa të hënën biletat mund ti gjeni edhe në sportelin pranë stadiumit “Elbasan Arena” në Elbasan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"