Postuar: Korrik 5, 2021 | 17:47
Dueli ndaj Prishtinës në Champions, Uzuni flet në konferencën për shtyp: Duam të arrijmë rezultatin më të mirë të mundshëm
Futbollisti i Kombëtares, Myrto Uzuni, ishte i pranishëm ditën e sotme në konferencën për shtyp, në krah të trajnerit Peter Stoger, në prag të ndeshjes së vlefshme për raundin e parë të Ligës së Kampionëve, që skuadra e Ferencvaroshit, do të zhvillojë ndaj Prishtinës ditën e martë. Në deklaratën e tij, talenti beratas, ndër të tjera u shpreh:
“Unë mendoj se kemi pasur një periudhë shumë të mirë përgatitore, kemi luajtur ndeshje të mira dhe kemi qenë të suksesshëm. Kemi një trajner me një mentalitet të fortë që e ka përgatitur ekipin shumë mirë. Të martën, ne duam të arrijmë rezultatin më të mirë të mundshëm, t’i paraqesim tifozëve tanë një fitore”, u shpreh Uzuni.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"