Dueli ndaj Pogradecit, Nevil Dede kërkon fitoren e 4-të radhazi: Futbollistët janë të bindur se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2022 | 9:41

Dueli ndaj Pogradecit, Nevil Dede kërkon fitoren e 4-të radhazi: Futbollistët janë të bindur se…

Erzeni ka përmbyllur përgatitjet në Pezë-Helmës dhe sot do të niset në Pogradec, atje ku të dielën do të ndeshet me ekipin vendës.

NEVIL DEDE

Një ndeshje e vështirë, por jo e pakalueshme. Për vetë misionin që kanë shijakasit, gabimet janë të ndaluara.

Mungesa e vetme është ajo e mbrojtësit Rei Nuriu, ndërsa pjesë tjetër është në gjendje të mirë dhe gati për fitoren e katërt radhazi.

Nevil Dede është optimist para kësaj transferte, ndërsa për “Panorama Sport” thotë:

“Jemi gati për Pogradecin. Mungon vetëm Nuriu, por vend për shqetësim nuk ka. Erzeni ka kontingjent me cilësi dhe mbi të gjitha është stërvitur me disiplinë të lartë dhe në harmoni të plotë.

Futbollistët janë të bindur se asgjë nuk u mungon për të vazhduar rrugën e fitoreve”.

FIQIRI SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"